Antidepresivët shkatërrojnë kancerin

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 11:41
Antidepresivët shkatërrojnë kancerin

Shkencëtarët e kanë studiuar lidhjen midis antidepresivëve treciklikë dhe kancerit të trurit që nga fillimi i viteve 2000. Ka disa dëshmi se ky grup i barnave e ulin rrezikun nga zhvillimi i glioblastomave agresive, por pasi që u janë dhënë pacientëve, pasi që u ishte diagnostikuar ky lloj i tumorit, antidepresivët nuk kishin treguar efekt pozitiv. Në një studim që është botuar në revistën "Cancer Cell", kërkuesit shkencorë nga Zvicra kanë konstatuar se antidepresivët veprojnë kundër kancerit të trurit duke rritur autofaginë e tumorit, një proces gjatë të cilit qelizat e tumorit e hanë vetveten.

Më tej, shkencëtarët kombinuan antidepresivët me ilaçet që e tëhollojnë gjakun, për të cilat po ashtu dihet se e rrisin autofagjinë, si terapi për minjtë e prekur nga stadi i parë i glioblastomës njerëzore, ku u pa se jetëgjatësia e minjve të tillë u dyfishua si rezultat i kësaj terapie. "Është interesante gjetja se kombinimi i dy grupeve jo të shtrenjta dhe jo aq të dëmshme të ilaçeve mund të jetë efikas në luftimin e kancerit të trurit", thotë autori i studimit, Douglas Hanahan.

(Kosova Sot Online)