Ju dhemb fyti? Pa panik, përgatitni shurupin që zgjedh problemin për katër orë

  • E.K /
  • 31 July 2020 - 10:07
Ju dhemb fyti? Pa panik, përgatitni shurupin që zgjedh problemin për katër orë

Sezoni i ftohjeve dhe viruseve, për fat të keq, po na pushton, e fyti me dhimbje është simptomë e shpeshtë. Njerëzit kanë përvoja të ndryshme në shërimin e sëmundjeve të ndryshme, e kjo më shumë theksohet gjatë kohërave, kur barnatoret dhe ilaçet nuk ishin në dispozicion për të gjithë. Ky ilaç ju ndihmon që të shëroni dhimbjet e fytit dhe infeksionin e bajameve për vetëm katër orë.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM: - 250 ml ujë - 80 g qimnon të bluar - 1 lugë uthull.

PËRGATITJA

Qimnonin e bluani në mullirin e kafesë. Derdhni 200 ml ujë në enë shtoni qimnonin e bluar dhe e vendosni në pllakë për të vluar. E lini që të vlojë për rreth 15 minuta. Do të duhej të fitoni një masë të trashë, si ngjitëse. Atëherë shtoni edhe 50 ml ujë dhe prisni që edhe njëherë të vlojë. E hiqni nga pllaka, e lini të ftohet, e më pas shtoni uthullën. Merrni nga një lugë për çdo gjysmë orë. Pas dy orëve do të duhej të ndjeni një lehtësim të dukshëm,e pas katër orëve nuk do të ndjeni fare dhimbje. 

(Kosova Sot Online)