Si ta trajtoni artritin në mënyrë krejt natyrale, me erëza dhe bimë

  • E.K /
  • 31 July 2020 - 11:00
Si ta trajtoni artritin në mënyrë krejt natyrale, me erëza dhe bimë

Inflamacionet janë tema kryesore e këtyre ditëve. Nëse vuani nga artriti, mund të keni dhimbje, madje edhe të ënjtura në nyja. Është normale për ne që të "kërcejmë" te ilaçet për ta shëruar artritin, por janë disa alternativa, sidomos ato në formë të bimëve dhe të erëzave.

PIPERI I ZI

Me substancën e saj të quajtur piperinë, piperi i zi mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve te njerëzit, që vuajnë nga reumatoidi dhe osteoartriti.

SHAFRANI

Kjo erëz me ngjyrë të verdhë, sipas studimeve të fundit, është një nga erëzat më të dobishme, nëse jo më e dobishmja. Është shumë efektive për shërimin e problemeve inflamatore, si sëmundjet autoimune dhe artriti.

XHENXHEFILI

Duke shtuar xhenxhefil të freskët në ushqimin tuaj, mund ta parandaloni inflamacionin. Ka shumë mënyra për ta përdorur xhenxhefilin, përfshirë bluarjen dhe shtimin e tij në gjellë. Po ashtu mund të pini çaj prej xhenxhefilit për të lehtësuar dhimbjet e artritit.

SPECAT E KUQ PIKANTË

Këta speca, shumica prej tyre pikantë dhe të bluar, përmbajnë substanca kundër inflamacioneve. Posedojnë substancën kapsaicinë, që ju dhuron efektin shërues. Me shekuj të tërë, specat pikantë janë përdorur për parandalimin e telasheve me sistemin tretës.

KANELLA

Një erëz kjo që është shumë popullore për pjekje, ndërsa që kanella ju mundëson t'i lehtësoni dhimbjet e shkaktuara nga artriti. Ekzistojnë disa studime se kjo erëz mund t'i lehtësojë të ënjturat. Herët tjetër kur pini kafe apo çaj, shtoni pak kanellë.

FARAT E KORIANDRIT

Këto fara përdoren për tretje më të lehtë, por studimet e fundit kanë vërtetuar se ndihmojnë edhe te njerëzit që vuajnë nga artriti. Farat e shtypura ju dhurojnë një çaj të fortë, mund të eliminojnë diarrenë dhe problemet e tjera me tretjen.

(Kosova Sot Online)