Qani se keni shumë kile dhe nuk po i hiqni dot? Por kjo recetë me hudhër, ju dobëson “si me magji

  • E.K /
  • 31 July 2020 - 11:43
Qani se keni shumë kile dhe nuk po i hiqni dot? Por kjo recetë me hudhër, ju dobëson “si me magji

Pesha e tepërt është përherë problem, e cila në jo pak raste mund të kthehet në shqetësuese. Ka shumë kura natyrale për t’u dobësuar.

Një ndër to është edhe ajo me bazë hudhre, rezultatet e së cilës do të vihen re në kohë të shkurtër. Përgatitja e Kurës me Hudhra

Përbërësit: 12 thelpinj të mëdhenj hudhre, Dy kokrra limona


1 ½ l ujë

Si ta përgatisni

Qëroni thelpinjtë e hudhrës me kujdes. Pastroni limonët me ujë të rrjedhshëm dhe pritini në copëza të vogla me gjithë lëkurë.

Vendosni ujin në një tenxhere. Shtoni hudhrat e shtypura bashkë me copat e limonit dhe vendosini në zjarr të ziejnë për 15 minuta.

Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni. Si ta konsumoni këtë kurë Lëngun e përftuar mund ta ndani në tre doza për çdo ditë.

Rekomandohet që të pini nga një filxhan çaji me këtë lëng para secilit nga tre vaktet e ngrënies. Kura përdoret për tre ditë rresht.

(Kosova Sot Online)