Ky është lëngu më i shëndetshëm në botë (e nuk është uji)

  • E.K /
  • 01 August 2020 - 10:13
Ky është lëngu më i shëndetshëm në botë (e nuk është uji)

Lëngjet natyrale janë shtesë gjithnjë e më natyrale në ushqim, sepse në këtë mënyrë mund t'i konsumoni edhe ushqimet që nuk i pëlqeni. Ky lëng jua zgjat jetën. Lëngu përgatitet nga karota, mollët, dhe xhenxhefili. Të gjithë përbërësit i hidhni në blender dhe lëngun e pini menjëherë. Karota - përmirëson të parit, ndikon kundër kancerit, lëkurën e bën më të re dhe më të shëndetshme, është e mirë për zemër, për shëndetin e dhëmbëve dhe mishin e tyre si dhe ndikon kundër sulmit në zemër.

Mollët

Forcojnë imunitetin, ndihmojnë humbjen në peshë, stimulojnë punën e veshkave, mëlçisë, mbrojnë nga sëmundjet e zgavrës së gojës, ndihmojnë te stresi dhe enët e gjakut, lodhja dhe pagjumësia, mbrojnë nga bakteret, parandalojnë disa lloje të kancerit.

Limoni

Pastron mëlçinë dhe stimulon punën e saj, është antioksidues natyral, parandalon grimin, ndihmon tretjen, normalizon punën e zorrëve, ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut dhe shton sasinë e kolesterolit të mirë.

Xhenxhefili

 Zbut dhimbjet e lukthit dhe fryrjet në stomak, lehtëson dhimbjet e fytit, të vjellat e mëngjesit, parandalon ftohjet dhe gripin.

(Kosova Sot Online)