Tabletat me kalcium, më shumë bëjnë dëm se dobi

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 10:20
Tabletat me kalcium, më shumë bëjnë dëm se dobi

Nëse merrni suplemente me kalcium, më shumë do t'i bëni dëm vetes se sa do të jenë të shëndetshme, theksojnë shkencëtarët. Miliona njerëz i marrin këto suplemente me të vetmin qëllim, forcimin e eshtrave të tyre. Këto suplemente, sidomos janë të popullarizuara te femrat e moshuara, të cilat janë më të rrezikuara nga osteoporoza. Por në bazë të publikimeve në "British Medical Journal", rritja e marrjeve të kalciumit, madje edhe përmes ushqimit, nuk e redukton rrezikun për eshtra të thyera.

Dhe, marrja e tepërt e kalciumit shton rrezikun për irritime në stomak, probleme të zemrës e madje edhe fraktura. Ekspertët sugjerojnë që të rriturit duhet të marrin 700 mg kalcium në ditë - por ata thonë se kjo mund të arrihet përmes ushqimit, jo suplementeve. Femrat që e kalojnë periudhën e menopauzës, këshillohen të marrin 1,200 mg, për ta zvogëluar rrezikun nga osteoporoza. Ekspertët nga Universiteti në Okland, Zelandë të Re, thonë: 'Suplementet me kalcium zakonisht merren për ta arritur sasinë e mjaftueshme, që janë më shumë se sa nevojat mesatare të nevojshme. Së fundmi janë shtuar brengat për sa i përket marrjes së tepërt të kalciumit përmes suplementeve. Thyerje, pastaj edhe kapsllëk, e deri te telashe kardiovaskulare, janë disa prej efekteve anësore të dëmshme që ndodhin me këtë rast".

(Kosova Sot Online)