Tri lëngjet natyrale për gjumë më të mirë

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 11:33
Tri lëngjet natyrale për gjumë më të mirë

LËNGU ME VISHNJË DHE VANILJE

Pse vishnjat: Vishnjat janë të pasura me metatoninë, hormon ky që është përgjegjës për rregullimin e gjumit, kështu që pini një lëng të tillë çdo mëngjes dhe mbrëmje. Pse vanilja: Vanilja ka përbërës qetësues dhe duke shtuar një pikë të ekstraktit të vaniljes në lëngun e vishnjës, do të qetësoheni dhe flini si qengj. Përbërësit. 1 gotë lëng të vishnjave - 1-2 pika ekstrakte të vaniljes Udhëzimet: Ta konsumoni çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, duke i shtuar edhe disa pika vanilje.

ÇAJ KAMOMILI ME LIVANDË

Pse kamomili: Thuhet se përbërësi në kamomil, apigenina, vepron si ilaç kundër anktheve. Aminoacidi tjetër gaba, luan rol në sistemin qendror nervor, qetëson dhe ndihmon të futemi në gjumë. Pse livanda: Livanda është bimë që një kohë të gjatë përdoret si qetësues. Së fundmi, një studim ka treguar se ndikon në ndryshimin për të mirë të valëve të trurit. Përbërësit: -1 lugë sytha të livandës -1 lugë kamomil - 2 gota ujë të ngrohtë - qumësht apo mjaltë. Udhëzimet: Vloni ujin, përzieni livandën dhe kamomilin. Lejoni që bimët të qëndrojnë 10-15 minuta. Shtoni qumështin ose mjaltin për shije.

QUMËSHT I NGROHTË ME MJALTË

Pse qumështi: Ideja se qumështi i ngrohtë ju fut në gjumë nuk ka zbritur nga qielli. Studimet tregojnë se e shton temperaturën e brendshme të trupit, duke ndikuar në relaksimin e muskujve, që ju fut në gjumë të thellë. Pse mjalti: Triptofani L që gjenden në mjaltë është një aminoacid esencial, që ju shtyn të pushoni. Është i ngjashëm me serotoninën dhe melatoninën, që rregullojnë gjumin. Përbërësit: -1 gotë qumësht -2 lugë mjaltë Udhëzimet: Valojeni qumështin e më pas shtoni edhe mjaltin dhe përziejeni. E lini të ftohet në temperaturë të dhomës, deri në momentin kur ju mendon se është i përdorshëm për konsumim.

(Kosova Sot Online)