Perimet dhe pemët më të mira për tetor

  • A.P /
  • 04 August 2020 - 15:08
Perimet dhe pemët më të mira për tetor

Nëse dëshironi që të konsumoni ushqime stinore, është mirë që t'i zgjidhni këto në vijim, të cilat janë shumë të shëndetshme, nëse janë të kultivuara në mënyrë natyrale

LAKRA

Përmban shumë pak kolesterol dhe yndyra të ngopura. Është e pasur me tiaminë, kalcium, hekur, magnez, fosfor dhe kalium, ndërsa është burim i shkëlqyeshëm i fibrave dietae, vitaminave C, K dhe B6, acidit folik dhe manganit.

KUNGULLI

Përmban shumë pak kolesterol, yndyra të ngopura dhe kripë. Është burim i mirë i vitaminës E, tiaminës, niacinës, vitaminës B6, acidit folik, kaliumit dhe magnezit.

LULELAKRA

Përmban shumë pak kolesterol, yndyra të ngopura dhe kripë. Është e pasur me proteina, riboflavina, niacinë, magnez dhe fosfor, e gjithashtu edhe me fibra dietale dhe vitamina C, K dhe B6.

KUMBULLAT

Përmbajnë shumë pak kolesterol, yndyra të ngopura dhe kripë. Janë të pasura me fibra dietale, vitamina A dhe K, ndërsa kanë edhe shumë vitaminë C. Nëse dëshironi që të kënaqeni me kumbulla edhe kur t'ju kalojë stina, gjithsesi mund të bëni marmelatë nga kumbullat.

DARDHAT

Përmbajnë shumë pak kolesterol, yndyra të ngopura dhe kripë. Janë të pasura me vitaminë C dhe fibra dietale. Dardhat janë shumë të mira edhe për gatim të ëmbëlsirave.

(Kosova Sot Online)