Toniku fenomenal dimëror për forcim të sistemit imun

  • E.K /
  • 04 August 2020 - 10:37
Toniku fenomenal dimëror për forcim të sistemit imun

Nëse keni vendosur që para stinës së dimrit ta forconi sistemin imun dhe të hiqni qafe inflamacionet, atëherë detyrimisht konsumoni këtë përgatitje. Përbërësit e nevojshëm: 1/3 e gotës uthull të mollës; 1/3 e gotës lëng limoni; 1 lugë speca të kuq djegës; 1 lugë xhenxhefil të bluar; ½ e gotës kurkumë të bluar; Piper të bluar; 1/3 e gotës mjaltë organik.

Përgatitja

Lëngun e limonit, uthullën dhe erëzat i vendosni në kavanoz, e më pas ia shtoni mjaltin për të fituar 2 decilitra lëngje. I përzieni mirë dhe i lini në frigorifer. Në frigorifer, toniku mund të qëndrojë edhe deri disa javë, e përzieni çdoherë para përdorimit. Nëse jeni ftohur dhe merrni me vështirësi frymë, merrni një lugë në çdo 15 minuta për një orë, e më pas çdo gjysmë ore, pastaj çdo orë.

(Kosova Sot Online)