Gjashtë ushqimet që e shkaktojnë kancerin

  • E.K /
  • 04 August 2020 - 11:21
Gjashtë ushqimet që e shkaktojnë kancerin

PRODHIMET E MISHIT

Mishi i konservuar dhe i tymosur, i kriposur, ose mishi që përmban konservues kimik, ndërlidhet me rrezikun për kancer në zorrë të trashë. Shumica e këtyre llojeve të mishit prodhohet me përbërës kancerogjen, të njohur si nitriti, i cili përdoret për mishin e paketuar që t'i japë ngjyrë të kuqe, për t'u dukur më i freskët.

PIJET E GAZUARA

Përmbajnë sasi të madhe të kalorive, sheqerit dhe përbërësve shtesë dhe nuk kanë kurrfarë vlere ushqyese. Një pije e gazuar mban rreth dhjetë qese me sheqer (në një qese janë rreth 7 g sheqer). Në bazë të studimeve, pijet e gazuara ndikojnë në zmaltin e dhëmbëve, që rrezikon kariesin.

ÇIPSAT

Yndyrat bimore të hidrogjenizuara, karbohidratet, natriumi, ëmbëltuesit artificialë, ngjyrat dhe konservansi, ndikojnë në bllokimin e arteve. Temperaturat e larta në të cilat çipsat prodhohen zakonisht ndikojnë me krijimin e substancave kancerogjene, si atë akrilamid (e cila gjendet në cigare).

KOKOSHKAT PËR MIKROVALË

Në bazë të studimeve të universitetit amerikan "UCLA", kemikatet që gjenden në brendësinë e qeses janë pjesë e kemikateve dhe substancave të dëmshme që ndërlidhen me mospjellorinë te njerëzit. Gjatë studimit është vërtetuar se kemikatet e tilla shkaktojnë kancerin në mëlçi, testikuj dhe pankreas.

MOLLËT E ZAKONSHME

Në bazë të studimeve amerikane për mjedis jetësor, ushqimet që më së shumti përmbajnë pesticide janë mollët. Përmbajtja e më shumë se 700 shkaktarëve të testuar përbëjnë 98 për qind. Ushqimet e tjera të pushtuara nga pesticidet janë rrushi, dredhëzat, patatet dhe portokajtë.

DOMATJA E KONSERVUAR

Brendësia e ambalazhit të shumicës së ushqimeve të konservuara përmban bisfenol-A, kemikat ky që vepron si estrogjen, i cili çrregullon aktivitetin hormonal të organizmit. Hulumtimet e kanë ndërlidhur këtë substancë me sëmundjet e zemrës, dëmtimet e zorrëve, pa pjellorinë dhe problemet tjera riprodhuese. Edhe pse jo të gjitha ushqimet përbëjnë brengë, domatja bën përjashtim dhe është e rrezikshme.

(Kosova Sot Online)