Fara e avokados ka 70 për qind të dobive të saj ushqyese

  • E.K /
  • 05 August 2020 - 10:21
Fara e avokados ka 70 për qind të dobive të saj ushqyese

Momentalisht është ushqimi më i popullarizuar, por nuk bën ta hidhni pjesën më të shëndetshme të avokados. Derisa shumë njerëz e hedhin farën, ajo në fakt ka më shumë antioksidues sesa pjesa më e madhe e pemëve dhe e perimeve të tjera. Sipas ekspertëve, ajo ka më shumë fibra tretëse sesa tërshëra dhe ushqimet e tjera.

Në fakt, fara është aq e mirë për ju saqë thuhet se përbën 70 për qind të dobive ushqyese të një avokadoje të tërë. Mënyra më e shpeshtë e konsumimit të farës së avokados është në një 'smoothie'. Por atë duhet ta preni në katër pjesë, duke e përdorur thikën dhe ta qitni në blender për ta bërë pluhur para se ta përzini me manaferra të ngrira, lakër jeshile, spinaq ose ananas. Gjysmë fare mjafton për një 'smoothie'.

(Kosova Sot Online)