Të gjitha të mirat që na i sjell hudhra

  • A.P /
  • 06 gusht 2020 - 15:18
Të gjitha të mirat që na i sjell hudhra

Hudhra, përpos që u jep ushqimeve një shije të veçantë, është edhe shumë e dobishme për shëndet. Ajo ka ndikim të pazëvendësueshëm në lëkurë. Lëngu i hudhrës shëron aknet dhe puçrrat. Mjafton që t'i shtypim dy thelpinj hudhre dhe përzierjen ta vendosim në vendin e prekur. Hudhra është efikase edhe kundër urdhjes. Ky infeksion virusal në buzë, lëkurë, apo gjenitale, në mjekësi quhet herpes simplex.

Është një sëmundje tejet e bezdisshme, por ajo mund të shërohet nëse në vendin ku keni dhembje e qitni një thelb të prerë të hudhrës, duke e mbajtur për rreth dhjetë minuta. Përsëriteni rreth 5 herë në ditë. Hudhra është ilaç popullor kundër shtypjes së lartë të gjakut, efikasiteti i të cilës është konfirmuar. Hudhra ndihmon edhe te inflamacioni i veshit. Në një lugë të vajit të ngrohtë të ullirit qiteni thelbin e shtypur të hudhrës dhe lëreni që të qëndrojë rreth një orë. Qitni disa pika në vesh, duke e përsëritur këtë dy herë në ditë. Për ta larguar kollitjen, merreni hudhrën dhe grijeni imtë, duke e vendosur në 1 decilitër ujë të nxehtë. Lëreni që të qëndrojë disa minuta dhe e pini si çaj. 

(Kosova Sot Online)