Përballoni ndryshimet e stinëve dhe luftoni lodhjen

  • E.K /
  • 07 gusht 2020 - 09:20
Përballoni ndryshimet e stinëve dhe luftoni lodhjen

Me ndryshimin e stinëve të vitit, përkatësisht nga kalimi i verës në stinën e vjeshtës, pothuajse është një rregull që na pushton lodhja dhe mungesa e vullnetit. Në mënyrë që këtë ndryshim radikal të motit dhe të temperaturave ta përballoni sa më lehtë, që sot provoni ta shtoni nivelin e energjisë dhe ta përdorni atë energji për gjëra të mira. Edhe për një problem si ky ekziston zgjidhja natyrale, bëhet fjalë për lëngun kundër lodhjes. Përgatitet shumë lehtë dhe ka shije të këndshme.

Nevojiten tri lugë pluhur të rrënjës së çikores, t'i përzieni me një lugë kakao, po ashtu pluhur, t'ia shtoni ujin e vluar dhe ta lini për një periudhë të shkurtë kohore që të ftohet. Sipas dëshirës mund t'ia shtoni edhe ndonjë lugë mjaltë, në mënyrë që të keni shije më të ëmbël. Për të pasur efekt të plotë dhe efektiv, lëngun duhet ta konsumoni në mëngjes dhe pasdite, e gjithsesi ta shmangni para gjumit, sepse mundet t'jua çrregullojë gjumin. Çikorja është një stimulues i shkëlqyeshëm, që e shton energjinë fizike, e përshpejton metabolizmin, e forcon aftësinë mbrojtëse të trupit, si dhe e përmirëson gjendjen emocionale.

(Kosova Sot Online)