Ushqimet që ndihmojnë fertilitetin

  • E.K /
  • 07 August 2020 - 10:24
Ushqimet që ndihmojnë fertilitetin

QUMËSHTI

Përveçse i bën eshtrat më të fortë, kalciumi i gjetur në qumësht thuhet se mund të jetë vital për shëndetin riprodhues. Shumë gra, të cilat kanë pasur telashe të mbesin shtatzënë, betohen në efektivitetin e konsumimit të një gote qumësht në ditë. Qumështi po ashtu furnizon trupin tuaj edhe me nutrientet e tjera gjatë shtatzënisë.

VAJI I ULLIRIT

Falë faktit se është i mbushur me antioksidues, vaji i ullirit ua bën më të lehtë krijimin e familjes. Arsyeja për këtë është: antioksiduesit në ajin e ullirit ndalojnë inflamacionet, gjendje kjo që ndërlidhet me shumë probleme si mbipesha, diabeti, sëmundjet e zemrës, kanceri dhe natyrisht, steriliteti.

PORTOKAJTË

Si meshkujt, po ashtu edhe femrat, duhet të konsumojnë portokajtë, nëse dëshirojnë që të kenë fëmijë. Kjo për faktin se vitamina C në portokaj dihet se e forcon fertilitetin. Një burim i ngjashëm thuhet se gjendet edhe te papaja, domatet, brokoli, lakra e Bruskelit, lakra jeshile.

BANANET

Epranishme dhe në dispozicion gjatë gjithë vitit, konsumimi i bananeve do t'ju lirojnë nga problemet hasni në krijimin e familjes. Kjo për faktin se në banane ka shumë vitamina B6, nutrient ky i cili i rregullon hormonet, duke e bërë më të lehtë për një grua që të mbetet shtatzënë. Dhe, meshkujt duhet konsumuar banane, pasi që përmirësojnë cilësinë e spermës. VEZËT Konsumimi i vezëve është i nevojshëm sidomos për femrat, pasi që janë të pasura me vitamina D. Studimet kanë treguar se shumë femra që kanë pasur probleme të mbesin shtatzënë kishin pikërisht mungesë të këtij nutrienti. Më e mira për vezët është se ato po ashtu përmbajnë nutrientet që ndikojnë në shërimin e mangësive për shtatzëninë: aminoacidet omega-3 dje vitamina B12.

SALMONI

Falë selenit, me të cilin është i pasur ky lloj i peshkut, si sperma e po ashtu edhe vezët, mund të mbrohen nga dëmtimet që vijnë si pasojë e efektit të radikalëve të lirë. Salmoni është i mbushur me aminoacidet omega-3, që është mjaft i rëndësishëm për kontrollimin e hormoneve. 

(Kosova Sot Online)