Studimi i fundit: Koronavirusi shtyp qelizat mbrojtëse duke e ndaluar trupin ta luftoj virusin

  • E.K /
  • 07 August 2020 - 11:38
Studimi i fundit: Koronavirusi shtyp qelizat mbrojtëse duke e ndaluar trupin ta luftoj virusin

Covid-19 thuhet se shtyp funksionin e qelizave të rëndësishme të sistemit imunitar, duke e ndaluar trupin të luftoj kundër infeksionit, kanë raportuar të enjtën studiuesit në Hong Kong.

Ekipi I Universitetit të Hong Kongut tha se gjetjet e tyre, tanimë të botuara të revistën Imuniteti, tregojnë se rritja e përgjigjes immune me ilaçe të caktuara, mund të ndihmoj pacientët të shërohen më shpejt dhe të përjetojnë simptoma më të lehta të sëmundjes. Këtë metodë, ata janë duke e testuar tek disa grupe pacientësh me koronavirus.

Studiuesit analizuan gjakun e 41 pacientëve të trajtuar për koronavirus në Hong Kong, dhe krahasuan funksionin e tyre imunitar me atë të pjesëmarrësve të shëndetshëm. Si rezultat, ata vërejtët se disa qelizat të sistemit imunitar të njohura si dentritike, së bashku me qelizat T dhe qelizat vrasëse të sistemit imunitar ishin shtypur nga virusi dhe nuk ishin funksionale. Të gjitha këto qeliza janë mbrojtëse dhe I përgjigjen infeksioneve në trup.

“Gjetjet tona sugjerojnë që aktivizimi I përgjigjes imune me përdorimin e barnave të hershme për forcimin e sistemit imunitar, mund të jenë një metodë e rëndësishme për uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga Covid-19”, tha Yuen Këok, kryesues I studimit.

Një nga këto ilaçe është pikërsisht beta B1, që më herët është përdorur si trajtim për sklerozën e shumëfishtë, por për shkak se ka ndikim edhe në sistemin imunitar është duke u testuar edhe për pacientët me koronavirus. /CNN

(Kosova Sot Online)