Aloe vera, risia në mjekësinë moderne

  • E.K /
  • 09 gusht 2020 - 11:52
Aloe vera, risia në mjekësinë moderne

Aloe vera është bimë çudibërëse, e vetitë e saj shëruese janë të shumta. Shpeshherë quhet "bekim nga parajsa", "eliksir i jetës" dhe "bima e jetës". Studimet theksojnë se lëngu i bimës përmban rreth 240 veti shëruese: vitamina A, B1, B2, B3, B6, B9, B12, C, E, acid folik, mineralet, si: kalcium, kalium, magnez, hekur, aminoacide, enzima, etj.

VETITË SHËRUESE

Aloe vera ndikon mirë ndaj lëkurës, ndihmon te ënjtjet, pickimet e insekteve, aknet, plagët, ekzema. Kjo bimë parandalon rritjen e baktereve dhe kërpudhave dhe përshpejton rigjallërimin e qelizave. Pikërisht për këto probleme aloe vera me sukses parandalon problemet e lëkurës dhe përshpejton procesin e shërimit të plagëve.

Por, ndoshta deri më tani nuk e keni ditur se aloe vera mund të përdoret edhe nga brenda. Ja disa nga sëmundjet që shëron lëngu i aloe verës: ndihmon te koliti, diarreja, kapsllëku dhe sindroma e zorrëve të irrituara, rregullon tretjen, ndihmon te gastriti dhe dhimbjet në stomak, pastron gjakun, largon substancat helmuese nga organizmi, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, përshpejton punën e metabolizmit dhe ndihmon te humbja në peshë, përmirëson qarkullimin e gjakut, rregullon shtypjen e gjakut dhe parandalon sëmundjet e enëve të gjakut, forcon sistemin imun, parandalon rritjen e qelizave tumorale, zbut simptomat e astmës dhe alergjitë.

(Kosova Sot Online)