Kujdes: Këto shprehi shkatërrojnë veshkat

  • E.K /
  • 09 gusht 2020 - 11:59
Kujdes: Këto shprehi shkatërrojnë veshkat

Veshkat janë një ndër organet më të rëndësishme në trupin e njeriut, e shumë prej njerëzve nuk u kushtojnë vëmendje të duhur. Ju sjellim një listë se çfarë duhet shmangur për të pasur veshka të shëndetshme.

MUNGESA E UJIT

Nëse nuk pini sa duhet ujë, ky mund të jetë një nga faktorët më shkatërrues për veshkat, e këtë e bëni përditë. Detyra kryesore e veshkave është të sekretojnë mbetjet metabolike nga trupi dhe të rregullojnë ekuilibrin e elektroliteve. Nëse trupi nuk hidratohet, zvogëlohet qarkullimi i gjakut, që rezulton me grumbullimin e helmeve në gjak.

KAFEINA E TEPËRT

Kur jemi të etur, nuk e konsumojmë ujin, por përcaktohemi për pije të gazuara. Shumica prej tyre përmbajnë kafeinë. Kafeina mund ta rrisë shtypjen e gjakut, e kjo bën presion në veshka dhe mund t'i dëmtojë.

TABLETAT KUNDËR DHIMBJEVE

Marrja e tabletave kundër dhimbjeve edhe kur ndiejmë dhimbjet më të vogla është shprehi aspak e shëndetshme. Shumica prej tyre kanë substanca që mund të dëmtojnë organet e ndryshme, po edhe veshkat.

INJORIMI I GRIPIT DHE FTOHJEVE

Injorimi i ftohjes së zakonshme dhe gripit mund të ndikojë në dëmtimin e veshkave. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit me veshka të sëmura shpeshherë e shmangin pushimin kur janë të sëmurë.

(Kosova Sot Online)