Humbje në peshë me çokollatë - edhe kjo është e mundur

  • E.K /
  • 09 August 2020 - 12:18
Humbje në peshë me çokollatë - edhe kjo është e mundur

Çokollata që moti konsiderohet si ushqim i zotave shkaku i shijes së saj, e sidomos femrat po kënaqen me shijen e saj. Miti i njohur që thotë se çokollata shkakton puçrra nuk është vërtetuar, sepse nuk është gjetur asnjë lidhje e drejtpërdrejtë midis tyre. Edhe pse studimet e fundit tregojnë se çokollata ka veti shëruese, por me rastin e konsumimit të saj duhet pasur kujdes me sasinë. Këtë ëmbëlsirë duhet ta konsumoni pasi që është e pasur me fosfor, hekur dhe magnez.

Çokollata mbron prej sëmundjeve kardiovaskulare, ndikon në uljen e shtypjes së gjakut, por edhe në disponim. Në mënyrë që të kënaqeni me çokollatën dhe njëkohësisht të humbni në peshë, provoni që konsumimin e çokollatës ta kufizoni në vetëm 2 katrorë, zgjidhni çokollatën e zezë, përkatësisht atë që posedon më shumë se 60 për qind kakao.

(Kosova Sot Online)