Ilaçet natyrale për hundët që rrjedhin

  • E.K /
  • 11 August 2020 - 13:45
Ilaçet natyrale për hundët që rrjedhin

Trupi juaj posedon mundësitë e nevojshme, natyrale, që të largojë mikrobet, alergjenët dhe irrituesit. Hundët që rrjedhin shpeshherë rritin shumën e mukozës që prodhohet në sinuse, e po ashtu edhe nëpër kalimet nazale. Në vijim ju paraqesim disa nga zgjidhjet natyrale për ta shëruar hundën që rrjedhë.

ZGJIDHJA ME UJIN E NJELMËT

Ka shumë veti shëruese që ofron uji i njelmët në kalimet nazale. Së pari, ndihmon në heqjen e mukozës shtesë, duke e bërë më të lehtë eliminimin e tyre dhe të merrni më lehtë frymë. Pastaj mundëson edhe largimin e irrituesve. Në 2 gota ujë të vluar, tretni ½ e lugës kripë, uluni, shtrini kokën dhe hidhni disa pika në zgavrat e hundët.

SHAFRANI

Kjo erëz mirë e njohur njihet për efektin e saj në ilaçet shtëpiake, pasi që përmban përbërës të fortë kundër mikrobeve dhe kundër inflamacioneve. Për të ndier lehtësim nga hundët të rrjedhin, thjesht tretni një lugë shafran në një gotë qumësht të ngrohtë dhe e merrni para se të flini.

XHENXHEFILI I FRESKËT

Shumë njerëz betohen në efektivitetin e përtypjes së xhenxhefilit të freskët dhe efektit që ka në shërimin e hundëve që rrjedhin si pasojë e gripit apo ftohjeve. Po ashtu, disa shtresa të bimës i vendosni në një gotë dhe përzieni me ujin e vluar, e pini në formë të çajit.

HUDHRA

Një tjetër ilaç shtëpiak, që është vërtetuar me efektin e vet shërues është hudhra. Krejt çfarë keni neve është të shtypni 3 deri 4 thelb të hudhrës dhe e lini të qëndrojë në një gotë me ujë të vluar për disa minuta. Pasi ta keni përzier, mund t'i shtoni edhe pak mjaltë për ta rregulluar shijen.

MJALTI

Ndoshta e keni vërejtur se mjalti është përmendur disa herë në tekst, për shërimin e hundëve që rrjedhin. Kjo nuk është aspak befasi pasi që ky lëng i shëndetshëm lehtëson kundër hundës që rrjedh. Mund të tretni disa lugë mjaltë në një gotë me ujë të vluar dhe ta pini dy herë në ditë. SPECAT DJEGËS Nëse pëlqeni ushqimin djegës, atëherë shumëzojini kur të keni hundë që rrjedh. Specat djegës në veçanti thuhet se dhurojnë lehtësim për këtë gjendje. Shija pikante largon mikrobet dhe hap rrugët nazale.

(Kosova Sot Online)