Lëngu natyral për pastrimin e mëlçisë së yndyrshme

  • A.P /
  • 12 August 2020 - 15:49
Lëngu natyral për pastrimin e mëlçisë së yndyrshme

Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trup, e ushqimi i shpejtë dhe ai i përpunuar lënë pasoja të rënda. Mëlçia është organ shumë i rëndësishëm për shëndetin në përgjithësi. Funksioni i saj është ta procesojë ushqimin, yndyrat dhe të eliminojë helmet dhe substancat tjera të dëmshme në organizmin tonë.

PËRBËRËSIT:

• 125 g lakër të freskët; • 1 limon; • 25 g selino; • 250 g dardha të freskëta; • 1 pjesë xhenxhefil; • 500 ml ujë; • 10 g nenexhik.

PËRGATITJA

Preni dardhët, lakrën, selinon dhe xhenxhefilin në copëza, vendosni në blender dhe derdhni edhe një gotë ujë. Më pas i përzieni, shtoni lëngun e limonit, pjesën tjetër të ujit dhe nenexhikun. Pas përzierjes i vendosni nëpër gota prej qelqit. Këtë lëng ta konsumoni dy herë në dytë, në mëngjes dhe në mbrëmje. 

(Kosova Sot Online)