Simptomat që zbulojnë se keni probleme me hormonet

  • E.K /
  • 12 gusht 2020 - 11:13
Simptomat që zbulojnë se keni probleme me hormonet

Hormonet e ekuilibruara janë një nga treguesit më të mirë të shëndetit të mirë. Këto janë simptomat, të cilat, nëse i keni vërejtur te vetja, nuk duhet t'i lini në asgjë.

NDRYSHIMET ME FLOKËT

Nëse diçka nuk është në rregull me flokët tuaj, atëherë hormonet janë fajtori. Por, përpos flokëve, edhe qimet e tjera në trup tregojnë për çrregullimin e hormoneve. Nëse e vëreni se flokët po ju rriten, ku nuk janë rritur më parë, kjo është shenjë se diçka nuk është në rregull.

PROBLEMET EMOCIONALE

Valët e disponimit të keq dhe të mirë janë rezultat i ç'ekuilibrit hormonal. Këto ndryshime të disponimit vijnë dhe shkojnë pa ndonjë arsye të posaçme.

NDJENJA KONSTANTE E LODHJES

Kur niveli i hormoneve është i ulët, ndjenja e lodhjes është simptoma më e shpeshtë. Nuk ka lidhje sa flini, ndiheni të lodhur. Pra, nëse ndiheni të përgjumur, kontrollojini hormonet.

METABOLIZMI

Nëse nuk humbni në peshë, edhe pse kini kujdes për ushqimin, problemi mund të jetë në hormone. Por, kini kujdes! Hormonet po ashtu mund të jenë fajtorë nëse humbni në peshë.

NDRYSHIMET NË LËKURË

Një nga simptomat më të qarta të ç'ekuilibrit hormonal janë skuqjet dhe ënjtjet në gishtërinj. 

(Kosova Sot Online)