Çaji i mëllagës dhe lirit, efikas kundër gastritit

  • E.K /
  • 13 gusht 2020 - 09:44
Çaji i mëllagës dhe lirit, efikas kundër gastritit

Nëse edhe ju vuani nga gastriti kronik, që karakterizohet me nauze, urth, fryrje dhe dhembje të lukthit, atëherë përpos ilaçeve, lehtësimin e simptomave tuaja mund ta gjeni edhe te çajet e ndryshme, sikur te çaji i qindfletëshit, mëllagës, lirit, mendrës, kamomilit, kumakut, etj.

Për shkak të stresit, në çaj është mirë që të qitni edhe valerianë, edhe pse aroma e saj nuk është aq e preferuar. Mendra është e mirë meqë ka veprim anestetik dhe zvogëlon dhembjen, derisa kopri dhe qimnoni veprojnë kundër fryrjes. Çaji i mëllagës, lirit dhe lëpushkës kanë veprim mbrojtës, meqë nxisin prodhimin natyror të mukusit, apo prodhojnë mukus (lëmashk), i cili e mbron membranën e lukthit. Çdo ditë duhet pirë gjysmë litri, deri në 1 l çaj, pak nga pak.

(Kosova Sot Online)