A është e dëmshme për mushkëri pjekja e kokrrave të kafesë?

  • E.K /
  • 13 August 2020 - 10:09
A është e dëmshme për mushkëri pjekja e kokrrave të kafesë?

Jemi të shumtë ne që nuk mund ta paramendojmë ditën pa pijen tonë të preferuar - kafenë. Por, derisa të vijë në tryezën tonë, duhet bërë punë të madhe për kultivimin dhe pjekjen e bluarjen e kafes. Një studim i ri thotë se gjatë pjekjes së kokrrave të kafesë vjen deri te lirimi i një substance kimike, të quajtur diacetil, që është substancë organike që përdoret për shtimin e shijes së ushqimeve të caktuara.

Kjo substancë konsiderohet e padëmshme që të hahet, por studimet tregojnë se ajo mund të jetë helmuese, nëse thithet e nxehtë me anë të frymëmarrjes, sidomos për një kohë të gjatë. Gjatë viteve 1990, punëtorët e ekspozuar ndaj një substance të tillë manifestonin sëmundje serioze, të pashërueshme, të mushkërive, edhe atë vetëm pas disa muajsh të ekspozimit. Ata vuanin nga bronkoliti obliterues, një formë e rrallë e sëmundjeve të mushkërive. Sa për kuriozitet, diacetili lirohet edhe gjatë përgatitjes së bukës, birrës, verës, si dhe gjatë proceseve të tjera të prodhimit të ushqimeve.

(Kosova Sot Online)