Ju pëlqen shija e hidhur? ka gjasa që të jeni psikopat

  • E.K /
  • 13 August 2020 - 11:19
Ju pëlqen shija e hidhur? ka gjasa që të jeni psikopat

Një prirje e veçantë ndaj ushqimeve dhe pijeve me shije të hidhur, sikur që është kafja (pa sheqer) dhe uji tonik, mund të jetë shenjë se keni tendenca psikopatike. Psikologët kanë konstatuar se personat e tillë kanë më shumë gjasa që të manifestojnë shenja të Machiavellianizmit, sadizmit dhe narcisizmit. Në përkthim, kjo d.m.th. se ata janë më të prirë që të jenë dyfytyrësh, egoistë, të pamëshirë dhe të prirë që të kënaqen duke i parë të tjerët duke vuajtur.

Gjetjet e studimit thonë se, për herë të parë, është parë se preferenca e shijes së hidhur janë të lidhura me tiparet keqbërëse të personalitetit, thonë kërkuesit shkencorë nga Universiteti i Insbrukut, në Austri, të cilët kanë studiuar 1000 njerëz në dy eksperimente të ndara. Studimi thotë se sa më shumë që njerëzit preferojnë shijen e hidhur, aq më i errët është personaliteti i tyre. Po ashtu, është parë se psikopatët kanë fytyrë më të gjerë.

(Kosova Sot Online)