Humbini tre kilogramë për 5 ditë me vetëm 2 përbërës

  • E.K /
  • 15 August 2020 - 11:47
Humbini tre kilogramë për 5 ditë me vetëm 2 përbërës

Nëse dëshironi të humbni tre kilogramë për pesë ditë, pini këtë lëng nga majdanozi, 2-3 dl ujë dhe një limon. Kështu do të jeni në gjendje të humbni kilogramët shtesë në mënyrë krejt natyrale. Lëngu i freskët nga majdanozi dhe limoni përveçqë është i mirë për humbjen në peshë është i mirë edhe për shëndet. Lëngu i freskët nga majdanozi ndihmon depërtimin e oksigjenit në organizëm dhe ndihmon funksionimin si duhet të gjëndrave tiroide dhe atyre të veshkave.

Majdanozi është i hatashëm edhe kundër gurëve në veshka, por ndikon edhe kur shëndeti i syve është në pyetje. Mirëpo, nuk duhet të konsumohet në sasi të madhe, pasi mund të shkaktojë pengesa në sistemin nervor. Përgatitja: Shtrydheni lëngun e limonit në blender, shtojani majdanozin e pastruar,e më pas shtojani ujin. Lëngun ta pini në lukth të zbrazët, për pesë ditë dhe më pas bëni pauzë prej dhjetë ditëve.

(Kosova Sot Online)