Gabimet që i bëjmë gjatë kafjallit

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 10:54
Gabimet që i bëjmë gjatë kafjallit

Kafjalli ideal përbëhet nga ushqime të pasura me proteina dhe fibra ushqyese, që na japin energji qysh në fillim të ditës.

I SHMANGIM PROTEINAT

Kafeja me krem dhe ëmbëlsirat janë zgjedhje e shpeshtë si zgjedhje e parë, jashtë shtëpisë. Bëhet fjalë për kombinim të mirë për sy, por lukthit i mungojnë proteinat. Studimet tregojnë se kafjalli i bazuar në proteina ekuilibron sasinë e sheqerit në gjak dhe zvogëlon sulmet e urisë.

E TEPROJMË ME LËNGJE

Lëngjet e pemëve mund të jenë burim i mirë për vitamina dhe minerale, por alternativë është konsumimi i pemëve. Me këtë rast, trupit i mungojnë fibrat ushqyese. Studimi i fundit i publikuar në revistën "Appetite" ka treguar se personat që pinë shumë lëngje kanë shtypje të lartët gjakut.

SHTOJMË ËMBËLTUES ARTIFICIALË

Nëse diçka nuk ka kalori, kjo nuk do të thotë se nuk ka pasoja negative për trupin tonë. Studimi i publikuar në revistën "Nature" ka treguar se ëmbëltuesit artificialë mund ta rrënojnë ekuilibrin e baktereve në lukth që reduktojnë me dëshirë të shtuar për fruktozë, për t'u ndier të lumtur.

(Kosova Sot Online)