Autizmin e kanë ndërlidhur me mungesën e vitaminës D te foshnja në mitër

  • A.P /
  • 15 October 2020 - 15:14
Autizmin e kanë ndërlidhur me mungesën e vitaminës D te foshnja në mitër

Edhe më parë ishte dyshuar në këtë lidhje, por ekspertët kanë ardhur në përfundim se lidhja midis vitaminës D dhe zhvillimit të çrregullimit autistik është e qartë. Fëmijët deri në moshën tre vjeçe me autizëm kishin nivel më të ulët të vitaminës D derisa ende ishin në mitër, ka treguar studimi kinez që ishte publikuar në revistën "Journal of Bone and Mineral Research". Kështu ata kanë gjetur lidhjen midis autizmit dhe mungesës së vitaminës D.

Ekspertët konsiderojnë se niveli i ulët i kësaj vitamine gjatë shtatzënisë në masë të madhe e shton rrezikun për zhvillimin e autizmit te fëmijët. Në studimin e tyre kishin krahasuar nivelin e vitaminave në moshën tre vjeçe dhe kohës kur ishin në mitër. Ato të dhëna i kishin marrë nga gjaku menjëherë pas lindjes së foshnjave. Rreth 1.000 fëmijë tre vjeç, te 310 prej tyre ishte zhvilluar autizmi. Niveli i vitaminës D është shumë më i ulët te fëmijët me autizëm. Ata fëmijë që kishin nivel më të ulët të vitaminës D, për 260 për qind ishin më të rrezikuar se do të preken nga autizmi, në krahasim me ato foshnja që kishin nivel normal të kësaj vitamine.

(Kosova Sot Online)