Provojeni lëngun e shijshëm dhe të shëndetshëm, do të rrezatoni nga energjia

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 15:17
Provojeni lëngun e shijshëm dhe të shëndetshëm, do të rrezatoni nga energjia

Nutricistja e certifikuar, Syeda Kiran Zahra Hussain, ka zbuluar një recetë për këtë lëng të shijshëm dhe të shëndetshëm që është bombë e vërtetë me vitamina, minerale dhe antioksidues. Sidomos u sugjerohet personave që kanë probleme me tiroide, pasi që përbërësit stimulojnë punën e gjëndrave tiroide.

PËRBËRËSIT

- 7 gota me ujë; - 1 gotë 100 për qind lëng boronice ; - ¼ e lugës xhenxhefil të tharë apo të freskët; - ½ e lugës kanellë; - ¼ lugë arra myshku; - ¾ e gotës lëng të freskët të shtrydhur portokalli; - ¼ e gotës lëng të freskët të shtrydhur limoni.

PËRGATITJA

Vlojeni ujin në zjarr dhe para se të vlojë së tepërmi shtoni lëngun e boronicës, e më pas ia shtoni erëzat dhe e lini të vlojë në një temperaturë më të ulët për rreth 20 minuta. Kur të jetë ftohur në temperaturë të dhomës ia shtoni lëngun e portokallit dhe limonit. Sasia është e parashikuar për një ditë.

KU QËNDRON FSHEHTËSIA?

Boronicat janë burim i shkëlqyeshëm i jodit që është esencial për shëndetin e tiroideve. Jodi ndikon në detoksimin e organizmit. Xhenxhefili është erzë shumë e popullarizuar dhe ndikon mirë në tiroide.

(Kosova Sot Online)