Duhani përkeqëson dhimbjet menstruale

  • A.P /
  • 23 November 2020 - 15:44
Duhani përkeqëson dhimbjet menstruale

Femrat që konsumojnë duhan përjetojnë dhimbje më të forta gjatë ciklit menstrual, ka treguar një hulumtim në Australi. Dhimbjet menstruale te disa femra janë përvojë e hidhur, të cilën e përjetojnë çdo muaj, e kjo dhimbje në mënyrë drastike mund të zvogëlohet nëse ndalojnë duhanin.

Hulumtimi ka treguar se femrat që konsumojnë duhan kanë dhimbje më të forta menstruale në krahasim me femrat që nuk konsumojnë duhan, e kjo dhimbje shtohet gjithnjë e më shumë për sa cigare që ato konsumojnë. Rreziku për cikël menstrual me dhimbje është edhe më i madh te ato femra të cilat duhanin e kanë filluar në moshën e re të tyre. Hulumtuesit këtë fakt e shpjegojnë me pasojat e sasisë së zvogëluar të oksigjenit që depërton në mitrën e femrës, e cila konsumon duhan. Duhani nxit tkurrjen e enëve të gjakut, që në mirët mundet të shkaktojë dhimbje, shpjegojnë ekspertët nga Australia. Të dhënat e tyre janë grumbulluar gjatë vëzhgimit të 9.067 femrave për trembëdhjetë vjet rresht. 

(Kosova Sot Online)