Çfarë është më keq - mbipesha apo mungesa e aktiviteteve fizike?

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 13:58
 Çfarë është më keq - mbipesha apo mungesa e aktiviteteve fizike?

Mbipesha dhe mungesa e aktiviteteve fizike me siguri se jua shkurtojnë jetën, por çfarë ka më keq? Hulumtimet më të reja kanë vërtetuar se mungesa e aktiviteteve fizike dyfish më shumë shkakton raste të vdekjeve në krahasim me mbipeshën.

Ekspertët nga Britania kanë bërë një studim ku kishin marrë pjesë 330.000 meshkuj dhe femra. Hulumtimi kishte zgjatur rreth 12 vjet, e gjatë asaj periudhe kohore ekspertët pjesëmarrësve ua kishin matur indeksin e masës trupore, belin, aktivitetet fizike. Rezultatet kanë treguar se rrezik më të madh nga vdekja e parakohshme kanë personat që janë më pak aktivë në krahasim me ata persona që kanë telashe me mbipeshën.

(Kosova Sot Online)