Pilula revolucionare për mjekimin e kancerit të lëkurës

  • A.P /
  • 30 November 2020 - 15:22
Pilula revolucionare për mjekimin e kancerit të lëkurës

Ilaçi i quajtur inkibitori panRAF mund të ndihmojë në trajtimin e pacientëve me kancer të përkeqësuar të lëkurës. Përndryshe, pacientët me kancer të lëkurës mund të bëhen rezistentë ndaj ilaçeve standarde brenda një viti. Ilaçi i ri është i dobishëm për disa lloje të kancerëve, duke dëmtuar vetëm qelizat kanceroze, pa pasur efekte të padëshirueshme për organizmin.

Testimet klinike që kanë të bëjnë me sigurinë dhe dozën e ilaçit do të fillojnë vitin e ardhshëm. Sipas asaj që dihet deri më tani, ilaçi i ri do të mund të jetë efektiv kundër melanomës, te pacientët të cilët nuk reagojnë ndaj formave të tjera të terapisë. Melanoma, ose tumori malinj i lëkurës, prekë rreth 13,000 njerëz dhe shkakton më shumë se 2,000 vdekje çdo vit në Britani. Zakonisht, operacioni është trajtimi më i shpeshtë.

(Kosova Sot Online)