Ja si mund ta mposhtni urinë midis shujtave

  • A.P /
  • 04 December 2020 - 15:28
Ja si mund ta mposhtni urinë midis shujtave

Mbajtja e dietës kërkon disiplinë dhe përkushtim, por ndjenja e urisë mund të dëmtojë gjithçka. Në mënyrë që ta arrini qëllimin, njihuni me "vrasësit" e urisë që mund t'i kombinoni midis shujtave

TRANGUJT

Trangujt, sidomos ata turshi, janë një ushqim i detyrueshëm për ta vrarë urinë. Kjo "ëmbëlsirë" e thartë ulë sheqerin në gjak e me vetë këtë edhe zbut ndjenjën e urisë. Nëse një orë para shujtës që e keni parashikuar e ndjeni urinë, atëherë përcaktohuni për disa tranguj turshi.

ARRAT DHE LAJTHITË

Në bazë të shumë studimeve, është vërtetuar se arrat dhe lajthitë, por edhe bademi dhe bajamet, janë ushqim i shëndetshëm për t'i konsumuar midis shujtave kryesore. Nëse konsumoni disa prej tyre, urinë nuk do ta ndjeni për një kohë, e nëse i kombinoni me disa ushqime të tjera, atëherë përfundimisht do ta arrini qëllimin për arritjen e linjës vitale.

UJI MINERAL

Pijet e gazuara, të cilat posedojnë shumë kalori, kurrsesi se nuk ju ndihmojnë ta arrini qëllimin për një linjë vitale. Lëngjet e tilla zëvendësojini me ujë mineral. Për momentin ajo ju mbush plot dhe nuk lejon ta ndjeni urinë. Këtë pije me pak kalori mund ta kombinoni edhe me disa ushqime të lehta. Pini një gotë ujë mineral pas ushqimeve të grimcuara dhe në masë të madhe do ta largoni urinë.

(Kosova Sot Online)