Antidepresantë për të luftuar COVID-19, çfarë rezultatet pritet të ketë studimi i ri

  • A.P /
  • 12 January 2021 - 19:59
Antidepresantë për të luftuar COVID-19, çfarë rezultatet pritet të ketë studimi i ri

Mjekët po zhvillojnë një provë klinike për të parë nëse një anti-depresant mund të ndihmojë të sëmurët me COVID-19.

Studiuesit në Universitetin e Washingtonit të St. Louis janë duke rekrutuar 1,100 njerëz në fazat fillestare të COVID-19 për të provuar ilaçin fluvoxamine, i njohur gjithashtu si Luvox.

Ndërsa një anti-depresiv mund të duket si një kandidat i vështirë për të luftuar COVID-19, një studim i vogël në nëntor tregoi se mund të ketë sukses me “anti-depresantët modernë”.

Studiuesit po e kryejnë studimin në mënyrë jo dhe aq të zakontë, shkruan CNN.

Ata po dërgojnë ilaçet në shtëpitë e pacientëve dhe do monitorojnë shëndetin e tyre. Pacientët raportojnë te studiuesit. Ata regjistrojnë matjet e tyre (temperaturën, oksigjenin etj) në faqen e internetit të studimit dhe stafi kërkimor i thërret pacientët çdo ditë gjatë pjesës së hershme të provës.

Pajisjet për matjet e bëra i kanë siguruar studiuesit për çdo pacient.

Kjo mënyrë e re për të bërë prova klinike tashmë është provuar të jetë efikase.

Dr. Eric Lenze, hetuesi kryesor i studimit, thotë se deri tani gjithçka ka shkuar mirë dhe se i vetmi efekt ka qenë “një lemzë e vogël”.

Studiuesit thonë se mund të kenë rezultate përfundimtare deri në fund të shkurtit.

(Kosova Sot Online)