Selino, preparati më i mirë për pastrimin e organizmit

  • E.K /
  • 25 February 2021 - 10:29
Selino, preparati më i mirë për pastrimin e organizmit

Selino është një nga bimët e rralla që mund ta hani pothuajse pa kufizime. Në 100 gramë selino gjenden vetëm 14 kalori e shkaku i strukturës së saj lehtëson tretjen. Nutricistët pohojnë se selino është bima e duhur për pastrimin e organizmit. Pastrimi apo detoksimi i organizmit nga helmet ndihmon që ta kthejmë energjinë. Ta eliminojmë plogështinë dhe lodhjen si dhe ta kthejmë përsëri ekuilibrin.

Organizmi është i ngarkuar me tretjen e ushqimit të rëndë dhe atij të dëmshëm dhe ka nevojë ta vendos ekuilibrin e shëndetshëm. Puna jo e rregullt e organizmit mundet të shkaktojë probleme, e në mënyrë që ato të jenë më të pakta, nevojitet që kohë pas kohe ta bëni pastrimin e organizmit. Selino është bima ideale për këtë. Selino mund të hani sa të doni, në 100 gramë gjenden vetëm 14 kalori, e pasi që posedon edhe fibra është ideal për tretjen.

Gjellët nga selino ju sugjerohet të gjithë atyre që dëshirojnë t'i heqin qafe helmet nga organizmi. Pastrimi me selino zgjat vetëm një javë, e gjella pos selinos duhet të përmbajë edhe qepë, karota. Një kokë qepë ta skuqni në pak vaj, selinon e copëtoni dhe ia shtoni qepën dhe e përzieni edhe një litër e gjysmë ujë. Shtoni karotën dhe pak kripë e piper. I zieni derisa selino të zbutet.

(Kosova Sot Online)