Gjithnjë e më pak dhjamë barku me këtë frut para vaktit

  • E.K /
  • 15 March 2021 - 16:00
Gjithnjë e më pak dhjamë barku me këtë frut para vaktit

Ngrënia e një molle në ditë ndihmon në djegien e dhjamit të barkut, ndërsa gjithashtu mund të kontribuojë në humbjen e peshës.

Përmbajtja e fibrave në këtë frut krijon ndjenjën e ngopjes dhe kështu ngrënia e tij para vaktit ndihmon në konsumimin e sasive më të vogla të ushqimit, si dhe në shmangien e vakteve të tjera  jo të shëndetshme.

" Mollët përmbajnë 1.2 gramë fibra dietike për 100 gramë fruta , gjë që na bën të ndjehemi të ngopur dhe parandalon ndjenjën e urisë, veçanërisht kur konsumohen para një vakt", tha nutricionisti i njohur Rob Hobson.

" Pektina , fibra e gjetur në mollë, gjithashtu ndihmon në rregullimin e baktereve në zorrë (mikrobioma),  shumëllojshmëria dhe ekuilibri i të cilave shoqërohet me parandalimin e shtimit të peshës dhe akumulimin e yndyrës në trup," shtoi ai.

Ngrënia e një molle në ditë për një vit konsiderohet gjithashtu një plan premtues nga dietologia Lucy Dawson, e cila tha se "ngrënia e një molle çdo ditë para darkës mund të jetë zgjidhja për të hequr qafe kilogramët që vendosim gjatë izolimit".

Më në fund, një studim i kryer nga Shoqata Britanike e Prodhuesve të mollës dhe dardhës tregoi se konsumimi ditor i një fruti para darkës mund të ndihmojë në humbjen e peshës që shumica e njerëzve e vendosen gjatë karantinës.

(Kosova Sot Online)