Koha e matjes së peshës për humbje më të lehtë të saj

  • A.P /
  • 13 April 2021 - 15:30
Koha e matjes së peshës për humbje më të lehtë të saj

Një studim i madh ka zbuluar kohën ideale për matje të peshës ,e cila sipas të gjitha gjasave do t'jua sjellë buzëqeshjen në fytyrë. Nëse e matni peshën në një kohë të caktuar të ditës gjasat janë më të mëdha që të jeni më të suksesshëm në përpjekjen për të humbur peshë. Studimi i universitetit amerikan 'Brown' ka zbuluar që 61 për qind e pjesëmarrësve që janë matur në mëngjes kanë mbajtur peshën e dëshiruar për gjashtë muaj, sa ka zgjatur studimi, derisa atyre që janë matur më vonë u është ndryshuar pesha.

Shkencëtarët madje ia kanë dalë që ta gjejnë edhe kohën e saktë kur duhet matur peshën nëse dëshironi që ta humbni atë e ajo është në orën 07:40. Në këtë ka logjikë sepse matja e peshës herët në mëngjes (pas daljes nga WC-ja) ofron peshën më të saktë. Përveç kësaj. Humbjen e kilogramëve peshorja më së miri do ta regjistrojë kur nuk kemi ngrënë dhe pirë ndonjë gjë. 


(Kosova Sot Online)