Ju ka hyrë uji në veshë? Ja si ta largoni atë

  • A.P /
  • 23 May 2021 - 09:47
Ju ka hyrë uji në veshë? Ja si ta largoni atë

Gjatë verës lahemi në lumenj, pishina dhe det, kështu që ka më shumë gjasa që të na depërtojë uji në vesh. Përpos që një gjë e tillë është e pakëndshme, mund të jetë edhe e rrezikshme, meqë mund të rezultojë me infeksion të veshëve. Ja si mund ta largoni shpejt ujin nga veshët. Përgatitni pika nga alkooli dhe uthulla. Kjo tretësirë do ta mundësojë daljen e ujit nga veshët dhe do ta parandalojë infektimin.

Procedura është e thjeshtë: në një shishe të vogël vendosni gjysmën e sasisë alkool dhe gjysmën uthull të bardhë dhe, me pikatore vendosni disa pika të kësaj tretësire në vesh. Lakojeni kokën që tretësira të dalë jashtë. Këtë mos e bëni nëse e keni timpanin e veshit të dëmtuar. Një metodë tjetër e largimit të ujit nga veshët, është duke krijuar vakuum në veshë. Mbylleni veshin me shuplakë të dorës dhe, duke e lëvizur dorën brendajashtë (pa e larguar nga veshi), krijoni vakum. Uji duhet të dakë jashtë pas largimit të dorës. Nëse as kjo nuk bën punë, provoni ta hapni gojën sa më shumë, e nëse dështon edhe kjo, atëherë shkoni te mjeku, sidomos nëse keni edhe dhembje.

(Kosova Sot Online)