Avancojnë provat me vaksinat e reja nga Franca dhe Britania

  • A.P /
  • 27 May 2021 - 16:08
Avancojnë provat me vaksinat e reja nga Franca dhe Britania

Dy gjigantë farmaceutikë evropianë, Sanofi i Francës dhe GlaxoSmithKline i Britanisë, thanë të enjten se po fillojnë një provë klinike për vaksinën e tyre eksperimentale të krijuar me teknologjinë e rikombinimit, pas njoftimeve se provat në shkallë më të vogël kishin dhënë rezultate pozitive.

Prova e zgjeruar do të përfshijë mbi 35,000 të rritur në Azi, Afrikë, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara.

Kompanitë do të testojnë efikasitetin e vaksinës së re në dy faza, së pari në versionin origjinal të koronavirusit dhe pastaj në një variant që u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Në javët e ardhshme do të bëhen gjithashtu prova për të përcaktuar nëse vaksina e re mund të përdoret si përforcim për një dozë të mëparshme, pavarësisht nga cila vaksinë.

(Kosova Sot Online)