Teshtija mund të shkaktojë sulm në tru

  • A.P /
  • 11 qershor 2021 - 15:30
Teshtija mund të shkaktojë sulm në tru

Mënyra e teshtitjes dallon në shtëpi apo në takimin e punës, përkatësisht mund të jetë e lirë apo e përmbajtur. Ndoshta duket më modeste ta ndalni teshtitjen në publik, por kurrsesi nuk është mirë për shëndet. Derisa teshtijmë, ajri nëpër zgavrat e hundës fluturon me shpejtësinë deri 160 kilometra në orë. Me ndaljen apo bllokimin e teshtitjes i gjithë presioni bartet në veshë, ku mund t'i dëmtojë, për shembull, mund ta pëlcasë daullen e veshit.

Mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit dhe të shkaktojë marramendje e cila nuk ndalon shpejt. Mund ta pësojnë edhe enët e gjakut në sy, përkatësisht të pëlcasin si pasojë e presionit, ndodh që edhe të dëmtojë diafragmën. Ndalja e teshtitjes mund ta rrezikojë edhe shëndetin e qafës, si dhe plagët e freskëta te njerëzit që kanë operuar paraprakisht sinuset. Në rastin më të keq mund të vjen deri te pëlcitja e enëve në tru, duke shkaktuar sulm në tru, që mund të jetë vdekjeprurëse. Pra, nëse ju vjen të teshtini, mos kini turp, sepse mund të paguani çmim të lartë po nuk e bëtë.


(Kosova Sot Online)