Si ndihmon papaja te tretja e vështirësuar?

  • A.P /
  • 23 June 2021 - 15:30
Si ndihmon papaja te tretja e vështirësuar?

Papaja është një pemë ekzotike, e cila e lehtëson procesin e tretjes së ushqimeve në organizëm, sidomos nëse flitet për tretjen e proteinave. Kjo pemë e shijshme është e pasur edhe me fibra dhe ujë, kështu që parandalon obstipacionin. Po ashtu mendohet se papaina lehtëson problemet që paraqiten gjatë menstruacioneve.

Kur flitet për veprimin antiinflamator, shumë përbërës të papajës (sikur që është p.sh. enzima papainë dhe ajo himopapainë, pastaj kolina dhe antioksiduesit në formë të vitaminës A dhe C) lehtësojnë proceset kronike inflamatore, që mund të jenë të pranishme në organizëm. 

(Kosova Sot Online)