Doni të humbni në peshë? Hani këto pemë dhe perime

  • A.P /
  • 23 June 2021 - 15:31
Doni të humbni në peshë? Hani këto pemë dhe perime

Nëse doni që ta hiqni ndonjë kile të tepërt, atëherë dijeni se pemët dhe perimet janë përzgjedhje e mirë. Mirëpo, shkencëtarët thonë se nuk janë të gjitha pemët dhe perimet njësoj efikase në këtë drejtim. Një studim i madh, i cili gjithsej ka zgjatur 24 vjet, ka përfshirë 117.918 meshkuj dhe femra, ku janë përcjellë shprehitë e tyre ushqimore.

Studimi i botuar në revistën "PLOS Medicine" tregon se pjesëmarrësit në studim ishin dobësuar pak pasi që në menynë e tyre kishin futur më shumë pemë dhe perime, respektivisht pasi që një shujtë e kishin zëvendësuar me pemë dhe perime. Edhe konsumimi i shtuar i pemëve të malit kishte rezultuar me sukses - me humbje të gjysmë kilogrami, pa pasur ndjenjën e të qenit në dietë. Edhe agrumet janë treguar efikase, por megjithatë më pak se pemët e malit. Rezultate të mira në humbjen e kileve të tepërta kanë shënuar edhe ata që hanin mollë dhe dardha. 


(Kosova Sot Online)