
Lexoni edhe:
Bima e hijshme që i ndihmon organizmit
Ekzistojnë shumë ushqime që janë të shëndetshme për organizmin e njeriut, por disa prej tyre janë më të dobishme. Në vijim ju paraqesim gjashtë ushqimet më të shëndetshme në planet.
LIMONI
Përse është i shëndetshëm: Një limon përmban më shumë sasi të vitaminave C, që janë të nevojshme në baza ditore, të cilat ndihmojnë në luftën kundër inflamacioneve, forcon eshtrat dhe kujdesen për nivelin e kolesterolit. Flavonoidet e agrumeve në limon mund të parandalojnë zhvillimin e qelizave të kancerit. Këshillë: Shtoni një rriskë limon çajit të gjelbër. Një studim ka treguar se agrumet në trup ndihmojnë në absorbimin e antioksiduesve nga çaji i gjelbër për 80 për qind.
Bima e hijshme që i ndihmon organizmitLexoni edhe:
BROKOLI
Përse është i shëndetshëm: Një porcion i vogël përmban më shumë vitamina K, sesa doza e nevojshme ditore, vitaminë kjo që është e domosdoshme për ndërtimin dhe ruajtjen e eshtrave. Sasia e bronkolit mund të parandalojë zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme malinje. Këshillë: Ngroheni. Nëse bokolin e ngrohni në mikrovalë, në vete do të përmbajë edhe deri 90 për qind më shumë vitamina C. Nëse e zieni, përmban vetëm 66 për qind vitamina të përmendura.
ÇOKOLLATA
Përse është e shëndetshme: Vetëm disa pjesë çokollatë në ditë mund ta ulin shtypjen e lartë të gjakut. Kakao pluhur është i pasur me flavonoide, antioksidues që ul kolesterolin. Këshillë: Disa copëza çokollatë të zezë përmbajnë rreth 53.5 miligramë flavonoide, derisa çokollata e përzier me qumësht përmban vetëm 14 miligramë.
PATATJA
Përse është e shëndetshme: Një patate e kuqe përmban 66 mikrogramë acid folik (të grupit të vitaminave B) që është e nevojshme për zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve. Një patate e ëmbël është përplot me vitamina A, që e forcon sistemin imun. Këshillë: Le të ftohet patatja para se ta hani. Studimet tregojnë se kështu mund të humbni në peshë, sepse patatja e ftohtë pas gjellës ndihmon në shkrirjen e rreth 25 për qind më shumë dhjamin pas shujtës.
ARRAT
Përse janë të shëndetshme: Përmbajnë më së shumti aminoacide omega- 3, të cilat ulin kolesterolin, përmirësojnë disponimin dhe luftojnë kundër zhvillimit të sëmundjeve malinje. Këshillë: Hani disa arra pas darkës - melatonina nga arrat garanton gjumë të qetë dhe të rehatshëm.
SPINAQI
Përse është i shëndetshëm: Dobia më e madhe te spinaqi është se përmban shumë vitamina dhe minerale: është i pasur me acid folik (49 për qind të konsumimit ditor për shujtë), vitamina A, B, C, E, hekur, mangan dhe kalium. Këshillë: Konsumimi i shpeshtë i spinaqit lë pasoja të dukshme pozitive në flokët tuaja, lëkurë dhe thonj.
(Kosova Sot Online)