Ilaçet shtëpiake për pastrimin e veshëve

  • E.K /
  • 01 December 2021 - 11:44
Ilaçet shtëpiake për pastrimin e veshëve

Pastrimi i veshëve, që në mjekësi njihet si "otorrhea", i referohet secilit lëng që vjen nga veshi i prekur. Shfaqet shpesh dhe prek njerëzit e të gjitha moshave. Rrjedhjet nga veshi mund të jenë shenjë e disa gjendjeve, varësisht llojit të lëngut. Zakonisht veshtë duhet pastruar nga dylli që trupi i njeriut e prodhon në mënyrë natyrale. Për pastrimin e tyre përdorni ilaçe shtëpiake.

INHALIMI ME AVULL

Një mënyrë për pastrimin e veshëve është inhalimi me avull. Avulli e hap kanalin e quajtur "Eustachian", që inkurajon lirimin e lëngut të bllokuar në veshë. Ujin e vluar e vendosni në një enë dhe shtoni disa pika vaj eukalipti apo ndonjë lloj tjetër, sipas zgjedhjes suaj. Vendosni një peshqir sipër kokës dhe qëndroni për 5 deri 10 minuta.

UTHULLA E BARDHË DHE FËRKIMI ME ALKOOL

Uthulla e bardhë posedon një efekt antibakterial në trajtimin e infeksioneve në veshin e mesëm. Plus, fërkimi me alkool promovon avullimin e lëngjeve të formuara brenda veshëve. Përzieni një pjesë të barabartë të uthullës së bardhë dhe alkoolit dhe i shtoni disa pika në veshë. Shtoni 2 deri 4 pika në vesh dhe prisni për 10 minuta.

HUDHRA

Për trajtimin e veshit të mesëm të infektuar, provoni hudhrën. Posedon substanca antibiotike që mund ta luftojnë infeksionin mjaft mirë. Ndrydhini 2-3 thelb të hudhrës derisa të fitoni lëngun e freskët. Shtoni më pas 3-4 pika në veshë. Prisni 5 minuta. Përsëriteni dy herë në ditë, disa ditë rresht.

VAJI I JARGAVANIT

Vaji i jargavanit, po ashtu është efektiv në trajtimin e infeksioneve dhe inflamacioneve në veshin e mesëm. Po ashtu ndihmon edhe në reduktimin e dhimbjeve. Shtoni 2-3 pika vaj jargavani në veshin e prekur. Ta lini për 10-15 minuta, më pas ktheni kokën që të dalë lëngu.

QEPA

Nëse keni rrjedhje nga veshi, qepa sipas mjekësisë së lashtë është ilaçi. Është ilaç në trajtimin e infeksioneve në veshin e mesëm. Nxirrni lëngun nga qepa e vogël. Ngroheni lëngun dhe më pas lëreni të ftohet. Shtoni 2-3 pika brenda veshit. Prisni 5 minuta, më pas ktheni kokën për derdhjen e lëngut.

(Kosova Sot Online)