Ja si ta shëroni reumën

  • E.K /
  • 07 December 2021 - 12:14
Ja si ta shëroni reumën

Dihet tashmë se specat djegës janë të shëndetshëm, por nuk e keni ditur se prej tyre mund të përgatisni vaj shërues. Posedon efekte të forta, zgjeron kapilarët, forcon qarkullimin e gjakut dhe shëron nga dhimbjet e reumës.

Përgatitja:

Specat i pastroni, hiqni bërthamat dhe i bluani. Do të fitoni një masë të imtësuar. I vendosni në kavanoz të pastër dhe e mbushni me vaj. I lini në vend të errët. Pas shtatë ditësh përmbajtjen e kulloni. Pjesën e ndarë nga vaji mund ta ruani në frigorifer dhe ta përdorni si shtesë për ushqime, ndërsa vajin e kuq ta përdorni për lyerjen e lëkurës. Së pari vajin ta përdorni disa herë në ditë, kur të keni dhimbje në nyja apo pjesët tjera të trupit. Nëse keni dhimbje në shputa, pas lyerjes mbathni çorapë.  Lyeni edhe pjesët e tjera të trupit, varësisht aty ku ndjeni dhimbje – duar, qafë, shpinë.

(Kosova Sot Online)