Vetitë e shkëlqyera të karafilit në mjekësinë natyrale

  • E.K /
  • 05 January 2022 - 11:53
Vetitë e shkëlqyera të karafilit në mjekësinë natyrale

Këtë erëz e quajmë karafil , por është ndryshe nga karafili që kultivojmë në saksi. Emri shkencor i tij është Eugenia Caryphyllata dhe e ka origjinën nga Indonezia. Sot kultivohen në gjithë zonën tropikale.

Kokrrat e karafilit përmbajnë flavonoide, taninë dhe përbërje shumë të dobishme mes të cilave eugenol, substancë me fuqi analgjezike e kësaj erëze. Në Mesjetë quhej një ilaç për gjithë të këqijat.

Benefitet e karafilit

Edhe nëse nuk besoni në mrekulli, benefitet shëndetësore të kokrrave të karafilit janë konfirmuar edhe nga shkenca moderne. Le t’i shohim së bashku:

Anti-inflamator. Kokrrat e karafilit lehtësojnë inflamacionin në gojë, mishrat e dhëmbëve, afte, herpes, stomatit dhe dhimbjet e fytit. Në këto raste duhen mbajtur në gojë si karamele, duhen përdorur si çaj ose si gargarë me disa pika vaj.

Tretës. Të marra në formën e çajit, kokrrat e karafilit njihen për vetitë e tyre tretëse. Ndihmojnë në punën e stomakut dhe largojnë gazrat e tepërta inestinale.

Kundra erës së keqe së gojës. Nëse keni një takim të rëndësishëm përtypni një karafil. Është shumë efikas edhe në rastet kur keni ngrënë hudhër.

Antioksidant. Një tjetër benefit është se kokrrat e karafilit janë 80 herë më antioksidante se një mollë. Kështu që konsumi i këtyre kokrrave ndihmon në luftën kundra plakjes së qelizave.

Dhimbje dhëmbësh. Vaji esencial i karafilit është një ilaç i shkëlqyer natyral për të trajtuar dhimbjen e dhëmbëve. Mjafton të vendosni një kokërr karafil pranë vendit ku keni dhimbje dhe të prisni disa minuta, shkruan living.al.

Dhimbje koke. Përtypja e disa kokrrave karafila ose çaji i tyre është një mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar dhimbjen e kokës dhe për të parandaluar lodhjen mendore.

Afrodiziak. Kokrrat e karafilit janë konfirmuar për fuqitë e tyre afrodiziake. Gjithashtu i japin fuqi afrodiziake çdo pjate me të cilën shërbehen.

Antimikrobik. Çaji i kësaj erëze përdoret për të luftuar mykun e lëkurës, shpesh së bashku me trumzën dhe korianderin.

Për të konservuar ushqimn. Kokrrat e karafilit pengojnë procesin e oksidimit të lipideve duke bërë që ushqimet të ruhen më gjatë.

Të vjella. Kokrrat e karafilit përdoren edhe kundër të vjellave, problemeve në tretje dhe shqetësimeve intestinale.

Si përgatitet çaji i karafilit

Përbërësit

3-4 kokrra karafil

1 gotë ujë

Përgatitja:

Mbushni një çajnik me ujë. Shtoni dhe kokrrat e karafilit dhe vendoseni të ziejë.

Sapo të ziejë, mbulojeni me kapak dhe fikni zjarrin.

E lëmë për 10 minuta derisa çaji të jetë i vakët.

(Kosova Sot Online)