Melhemet natyrale kundër kafshimit të insekteve

  • E.K /
  • 08 January 2022 - 15:17
Melhemet natyrale kundër kafshimit të insekteve

Ditët e ngrohta verore të gjithë i presim me padurim dhe nuk do të ishte aspak e këndshme nëse dita të na prishej, si pasojë e kafshimit nga ana e një insektit. Mos u brengosni, nëse me vete nuk e keni kutinë e ndihmës së parë, shërbehuni me këto dy receta shtëpiake.

MJALTI DHE SHEQERI PËR PLAGË TË LEHTA

Plagët e vogla dhe kafshimet mund të infektohen, sidomos nëse jashtë bën vapë dhe ka shumë baktere. Kohë të gjatë mjalti përdoret për shërimin e plagëve në lëkurë dhe përdoret kundër infeksioneve të lëkurës. Kur mjalti vjen në kontakt me lëkurën e dëmtuar, fillon ta prodhojë hidrogjenin peroksid kundër baktereve. Pasi ta keni pastruar duart, pastroni plagën, merrni pak mjaltë dhe mbuloni me mjaltë dhe sipër një leckë të pastër.

QESKAT E ÇAJIT KUNDËR KAFSHIMIT TË INSEKTEVE

Kafshimi nga mushkonjat, lë ënjtje me një vrimë në mes, ajo djeg dhe fillon me reaksionin alergjik. Këtë plagë mund ta shëroni me qeskat e çajit. Qeskat e çajit i hidhni në ujin që vlon për 10 minuta, i lini të ftohen, e më pas i vendosni sipër vendit të kafshuar.

(Kosova Sot Online)