Përse duhet të hani më shpesh speca

  • E.K /
  • 17 janar 2022 - 10:19
Përse duhet të hani më shpesh speca

Specat janë perime të pasura me shumë përbërës ushqimorë dhe mineralë, si vitamina C, A dhe E. Sezoni i tyre ka filluar, prandaj ja disa nga vetitë shëruese të tyre.

FORCOJNË IMUNITETIN

Shkaku i sasisë së madhe me vitamina C, specat janë perime e hatashme për forcimin e sistemit imun, sepse kjo vitaminë stimulon qelizat e bardha dhe lufton infeksionet dhe në këtë mënyrë e forcon sistemin imun. Vitamina C dhe flavonoidet në speca parandalojnë problemet me frymëmarrjen, inflamacionet e mushkërive dhe astmën.

MBROJNË ZEMRËN DHE PARANDALOJNË KANCERIN

Specat janë burim për vitaminat A dhe C, që janë antioksidues të fortë. Ndihmojnë në luftën kundër radikalëve të ilaçit dhe në shërimin e sëmundjeve të zemrës, osteartritin. Specat përmbajnë kapsaicinë, substancë që hollon gjakun dhe parandalon arteriosklerozën. Po ashtu, ndihmojnë në parandalimin e migrenës.

PËRSHPEJTOJNË METABOLIZMIN

Specat janë efektive kur në pyetje është edhe humbja e kilogramëve, sepse përmbajnë shumë pak kalori dhe yndyrë. Specat përshpejtojnë punën e metabolizmit duke pakësuar trigliceridet, që ndihmojnë në shkrirjen e yndyrave dhe mbajtjen e kolesterolit nën kontroll. Specat ndikojnë edhe kundër dhimbjeve, kundër stresit, mbrojnë prej diellit, dhurojnë lëkurë më me shkëlqim.

(Kosova Sot Online)