Si të ruani kontrollin mbi ushqimin?

  • E.K /
  • 21 January 2022 - 08:46
Si të ruani kontrollin mbi ushqimin?

Hani shumë, dhe nuk mundeni ta kontrolloni veten?  E dini se duhet të hani më pak, pa e ekzagjeruar? Po si t’ia bëni? Mënyrat ekzistojnë. Lexoni tri këshillat e mëposhtme…Kuptoni arsyet që ju shtyjnë ta keni mendjen te ushqimi.

Bëni zakon që të mbani shënim çdo gjë që hani gjatë ditës: Ushqimet që zgjidhni, sasinë, orën ku dëshironi një ëmbëlsirë apo sallatë. Kjo gjë ju ndihmon të analizoni veprimet dhe të zbuloni domethënien. Përpiquni të kuptoni pse keni tundimin të hani një sasi ushqimi që nuk ishte e nevojshme për organizmin tuaj. Mbajtja shënim e rutinës së ushqyerjes ju ndihmon të frenoni mbingrënien.

Kërkoni një zgjidhje alternative

Pasi të ketë kaluar disa kohë, nëpërmjet ditarit ushqimor, me oraret e sasitë e gjërave që keni ngrënë do ta keni të lehtë të kuptoni shkaqet e nevojës për të ngrënë vazhdimisht. Mos jini të ashpër me veten, thjesht shmangni të njëjtën sjellje sërish. Po si? Mendoni një strategji se si të mos vraponi drejt ushqimit në momente kritike. Kërkoni dhe gjeni një zgjidhje alternative. Për shembull: pikërisht në momentin kritik të urisë, angazhojeni veten me një punë që duhet bërë.

Dëgjojini emocionet tuaja

Mungesa e vetëkontrollit është një sinjal i trupit që bën fjalë për një boshllëk që duhet mbushur. Pra, keni nevojë për ushqim. Por para se t’i përgjigjeni nevojës, spostoni vëmendjen drejt objekteve të dëshirave tuaja të tjera. Me çfarë emocioni mund ta zëvendësoni. Në fillim nuk do të jetë e lehtë për të identifikuar nevojat reale, por me ta zhvendosur vëmendjen diku tjetër, do të arrini rezultatet e dëshiruara.

(Kosova Sot Online)