A i keni këto shenja, mund të vuani nga migrena

  • A.P /
  • 14 April 2022 - 14:53
A i  keni këto shenja, mund të vuani nga migrena

Migrena është shkaku i dytë i dhembjeve primare të kokës. Migrena është sëmundje kronike që shkakton dhembje intense të kokës për orë ose ditë të tëra.

Simptomat:

Migrena zakonisht fillon në fëmijëri, adoleshencë ose moshën e hershme adulte. Një atak tipik migrenoz prodhon disa ose të gjitha shenjat e simptomat e mëposhtme:

– Dhembje e moderuar, ose intense e kokës e cila mund të jetë në njërën anë të kokës, ose në të dyja
– Dhembje koke me kualitet pulsues, shpues
– Dhembje që përkeqësohet nga aktiviteti fizik
– Dhembje që ndikon në aktivitetet e përditshme
– Të përziera me ose pa të vjella
– Ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmave

Kur nuk trajtohet, zakonisht zgjat nga 4-72 orë, por frekuenca me të cilën dhembja shfaqet varion nga personi në person. Jo të gjitha dhembjet janë njësoj. Shumica e personave që vuajnë përjetojnë atë që quhet migrenë pa aura, e cila njihet si migrena e zakonshme. Disa të tjerë kanë migrenë me aura, e cila njihet si migrena klasike.

Kur duhet te shkoni tek mjeku?

Migrena është shpesh e padiagnostikuar dhe e patrajtuar. Nëse keni dhembje që ju kufizon në aktivitetet e përditshme dhe interferon me jetën tuaj duhet të konsultoheni me mjekun dhe të diskutoni alternativat e trajtimit. Edhe nëse jeni diagnostikuar me migrenë para shumë kohe dhe vini re se paterni i dhembjes së kokës ka ndryshuar, duhet të lidheni me mjekun.

Duhet të takoni mjekun, ose të paraqiteni në urgjencë nëse keni ndonjërën nga shenjat dhe simptomat e mëposhtme, të cilat mund të indikojnë ndonjë problem serioz:

• Vendosjen e një dhembje koke të menjëhershme, të fortë, si goditje rrufeje
• Dhembje koke me temperaturë, ngurtësim të qafës, rash, konfuzion mendor, konvulsione, shikim të dyfi shuar, dobësi, mizërime, mpirje dhe vështirësi në të folur.
• Dhembje koke pas një goditje në kokë, veçanërisht nëse dhembja bëhet më e keqe.
• Dhembje koke kronike e cila bëhet më keq pas kollës, ushtrimeve fizike, ose lëvizjeve të papritura.
• Një dhembje e re koke nëse jeni më shumë se 50 vjeç.

(Kosova Sot Online)