Ilaçi i gjyshes kundër kollës dhe forcimit të imunitetit të fëmijëve

  • E.K /
  • 26 November 2022 - 16:01
Ilaçi i gjyshes kundër kollës dhe forcimit të imunitetit të fëmijëve

Në këtë periudhë kohore kur moti është më i freskët e ajri më i lagësht shfaqen ftohje, sidomos te fëmijët. Gjyshet tona gjithmonë kanë pasur një ilaç kundër një gjendje si kjo. Bëhet fjalë për tërshërën. Nëse edhe fëmijët tuaj vuajnë nga ftohjet apo kolla gjatë kësaj periudhe kohore, atëherë duhet të përgatitni këtë ilaç shtëpiak, pa efekte të dëmshme anësore.

PËRBËRËSIT

Tërshërë; Sheqer; Ujë.

PËRGATITJA E ILAÇIT

 Një gotë me rreth 200 miligramë tërësorë, gjysmë gote me sheqer dhe një gotë ujë, i vendosni në pllakë të nxehtë që të vlojnë. Ujin e procedoni e atë lëng duhet t'ia jepni fëmijëve të sëmurë për çdo mëngjes në lukth të thatë për disa ditë rresht. Pas përdorimit të një ilaçit si ky shëron edhe kollën si dh ndihmon te sëmundjet respiratore. Kjo pasi tërshëra është e pasur me proteina, vitamina, sidomos ato të kompleksit B, si dhe mineralet kalcium, magnez, natrium, silic, hekur, mangan, zink, bakër, niseshte dhe sheqerna natyrale.

(Kosova Sot Online)